Lideri i LSDM-së Zaev: Ose ne ose Gruevski! Nuk do ketë zgjedhje, protestat intensifikohen (VIDEO)

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev po mban konferencë për mediat, menjëherë pas mos tërheqjesvendimit për falje të funksionarëve të tashëm dhe ish funksionarëve të lidhur me aferën e përgjimeve mbetet në fuqi.

“Nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor. Lista zgjedhore nuk është pastruar, nuk ka reforma në media, trysnia dhe përzierja e partisë në shtet vazhdon. Protestat do të intensifikohet. Maqedonia u ngrit në këmbë! Të ngremë zërin. Ose Maqedonia ose Gruevski. Është shkelur kushtetuta, ligjet. U varros Marrëveshja e Përzhinës. Ata që e vjodhën vullnetin e qytetarëve e keqpërdorën pushtetin. Amnistuan vetveten, nuk pranojnë pastrimin e Listës zgjedhore. Duan të shkojnë në zgjedhje të kriminalizuara. Nuk do te lejojmë që Gruevski dhe grupi i kriminalizuar ta robërojnë Maqedoninë. Liria ka jetuar dhe do të jetojë. Protestat janë në vijim dhe do të fitojnë më intensitet. Maqedonia është ngre për të fituar Maqedonia.

Në pyetjen e Portalb.mk  si e komenton kumtesën e ambasadës së Rusisë se opozita maqedonase po nxitë konflikt si dhe a do të thotë që Rusia e përkrah Qeverinë, ai tha që opozita ka pasur shumë durim deri më tani duke u ulur me kriminel në tavolinë.

“Ne duhet ta ruajmë kredibilitetin tonë para gjithë ndërkombëtarëve. LSDM ka dëshmuar se ka shumë durim gjatë gjithë këtij procesi, ne ishim ata që edhe pse e ditëm se ulemi në një tavolinë me kriminel, banditë dhe njerëz që e kanë keqpërdorur drejtësinë në Maqedoni, kemi qëndruar me ta për të gjendur zgjidhje në një tavolinë. Askush nuk ka të drejtë ta akuzojë opozitën. Edhe tash apeloj që të mos të ketë dhunë në protesta.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button