Valë e re refugjatësh sirianë

Qindra refugjatë sirianë u nisën për në kufi me Turqi pas sulmit të befasishëm të ISIS, raporton The Guardian, transmeton Klan Kosova.

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka filluar të shtëna mbi komunitetet të cilat ka pasur nën strehim në pjesën jugore të Sirisë, gjë kjo që inicioi një valë të re refugjatësh për në Turqi.

Në ketë sulm mbetën të vdekur 3 persona dhe u larguan qindra të tjerë.

Të shtënat vijnë pas shtyrjes mbrapa, nga një grup terroristësh, së forcave të opozitës siriane ngaqë këto të fundit ishin të vendosura në afërsi të Dabiq. Kjo zonë, sipas liderëve të grupeve terroriste, besohet të jetë epiqendra e luftës së madhe e cila do të sjellë apokalipsin.

Ky ishte pozicioni më i afërt i forcave të opozitës siriane në Dabiq, përgjatë 3 viteve të fundit.

Rreth 10 kampe refugjatësh në ketë zonë janë të udhëhequra nga ISIS , grup ky i cili i urdhëroi refugjatët jashtë kampit. Disa nga ta morën rrugën për në kufi me Turqinë, mirëpo aty u pritën me të shtëna nga ushtria turke.

Shumica prej tyre tani janë larguar për në afërsi të qytetit Azaz, ku që nga fillimi i vitit janë strehuar rreth 30,000 refugjate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button