Pse nuk protestojnë shqiptarët?

Në protestat e fundit rrugëve të Shkupit, është vërejtur vetëm një subjekt politik shqiptar. Partia UNITETI jo vetëm deklarativisht, por edhe fizikisht ka mbështetur këtë protestë, shkruan Portalb.

“Ne kemi mbështetur protestën kundër vendimit të presidentit për faljen e politikanëve të inkriminuar, personave që kanë dalur mbi ligjin dhe institucioneve. Edhe ky vendim është si rezultat i kësaj”, sqaron për Portalb deputet dhe Zylfi Adili, deputet nga Uniteti.

Sipas tij, sa më shumë qytetarë që do të dalin në protesta do të jetë më mirë.

“Mbështetja e protestave do të jetë punë e mirë, është kjo mbështetje edhe për Prokurorinë Speciale Publike. Unë dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Muhamed Ismaili, kemi dalur në protesta si qytetar. Kjo është protestë ku dënohet vendimi i presidentit të shtetit, shumë thjesht”, tha për Portalb Adili.

Mosdaljen e partive shqiptare në protesta aktivisti civil Petrit Saraçini e cilëson si diletantizëm politik.

“Kur është anuluar sundimi i ligjit, partitë shqiptare të opozitës të sillen sikurse asgjë nuk po ndodhë. Tregimi se ajo që po ndodh në shtet nuk i prek shqiptarët është jo i vërtetë, dhe larg realitetit. Partitë shqiptare në opozitë nëse i kërkon në rrugë të thërrasin anëtarësinë e tyre dhe të marrin përgjegjësinë për të reinstaluar demokracinë në Maqedoni. Në qoftë se nuk e bëjnë atë, atëherë me çfarë fytyre do të kërkojnë votën, nëse nuk i mbrojnë të drejtat e tyre në rrugë”, deklaroi për Portalb Saraçini.

Dy ditë radhazi rrugëve të Shkupit kanë shpërthyer protesta pas vendimit të Gjorge Ivanovit për të falur persona të inkriminuar, në mesin e tyre shumica politikanë. Mbrëmë të njëjtat kanë eskaluar, protestuesit kanë thyer xhamat e Ministrisë së Drejtësisë dhe është demoluar zyra e kryetarit të shtetit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button