FOTOLAJM – Jankulloskën dhe Janakieskin më së shumti i fali Ivanovi
Dje në “Gazetën Zyrtare” u publikuan emrat e të gjithë politikanëve, funksionarëve dhe bashkëpuntorëve të tyre që janë të dyshuar për vepra penale e që presidenti Ivanov më 12 prill solli vendim që të njejtit t’i falë, njofton Portalb.
Në rrjetin social “Facebook”, në mënyrë grafike faqja “Stranski Sluzbi” apo në shqip “Shërbimet e Huaja”, ka publikuar se cilët funksionarë më tepër i ka falë presidenti Ivanov.
Listës i prinë ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, të cilin Ivanov e ka falur për 16 vepra penale, ndërkaq menjëherë pas tij është ish ministrja Jankulloska të cilën e ka falur për 13 vepra penale presidenti.
Se cilin nga sa herë e ka falë Ivanov, mund ta shihni në grafikonin e mëposhtëm që Portalb.mk, ua sjellë të përkthyer nga maqedonishtja në shqip. /Portalb
LEXO: Publikohen emrat në Gazetën Zyrtare, ja cilët persona i fali Ivanov
LEXO: Ivanov i amniston të gjithë politikanët që janë nën hetime
LEXO: Maqedoni, për qebapë, hithra dhe marule dënohesh, për krime të rënda lirohesh!