Gitaristi Petrit Çeku me koncert recital në Tetovë

Gitaristi Petrit Çeku me koncert recital në Tetovë Nën organizimin e shoqatës “Allegretto”, edicioni i katërt i Festivalit “Skena e muzikës serioze shqiptare”, me datë 19 prill, të martën, do të hapet me një emër jashtëzakonisht të njohur dhe të kërkuar të botës muzikore botërore, gitaristin prizrenas të kalibrit botëror Petrit Çeku.

Pas koncerteve të tij në Moskvë, Panama, Zagreb, Vienë dhe Korean e Jugut, koncerti i Petrit Çekut në Tetovë do të jetë një realizim i dëshirës së shumëpritur të publikut tetovar për ta përjetuar nga afër lojën magjepsëse të këtij artisti me famë botërore, një spektakël që nuk duhet ikur. Mysafir i kësaj mbrëmjeje do të jetë edhe Toni Kitanovski, një gitarist mjaft i njohur i rajonit, kurse shoqërimin në piano do ta bëjë pianistja Ema Popivoda.

Edicioni i katërt i këtij festivali, përveç Petrit Çekut do i ofrojë publikut edhe dy mbrëmje tjera me një programë të zgjedhur me kujdes, ku me datë 25 prill është ftuar Ansambli për Muzikë Bashkëkohore Sonoris, si një nga ansamblet më të njohura në Maqedoni për promovim të këtij lloji muzikor. Mirëpo, surprizat nuk mbarojnë vetëm me kaq. Këtë vit, udhëheqësit e këtij festivali kanë menduar edhe për një kategori paksa të anashkaluar të publikut tonë, atë të fëmijëve, ku Teatri i Operës së Maqedonisë do të vijë me një shfaqje baleti për fëmijë “Tri kecat”, me koreografi nga Olga Pango, kostumografi nga Marija Pupuçevska, narrator do jetë Edona Pajaziti dhe interpretues janë Dafina Danilovska, Maja Mitrovska-Bogojevska, Biljana Basmaxhieva dhe Agim Baftii.

Nata e pare me gitaristin Petrit Çeku do jetë më 19 prill, ora 19.30, në sallën e Qendrës për Kulturë në Tetovë, nata e dytë me ansamblin Sonoris, më 25 prill ora 19.30 do të mbahet në sallën e Fakultetit të Arteve, kurse Baleti për Fëmijë .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button