Ivanov do t’i takojë Bejlin dhe Oravin

Kryetari i shtetit Gjorge Ivanov, sot rreth orës 12, do t’i pranojë në takim ambasadorin e SHBA-së Xhes Bejli dhe euroambasadorin Aivo Orav, mëson “Meta”, nga burime dplomatike.

AMbasadorët dy ditë kërkojnë takim me Ivanovin që të bisedojnë në lidhje me vendimin e Ivanovit për ndalimin e procedurave të gjyqësore kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, transmeton Portalb.

Ivanov dy dytë nuk nuk u është përgjigjur kërkesës së ambasadorëve, por nuk u është përgjigjur edhe kërkesave të faktorit ndërkombëtarë për të sqaruar vendimin e tij, me të cilin njëkohëisht shkelet Marrëveshja e Përzhinos.

Përndryshe më 12 prill, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjellë vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

LEXO: Ivanov i amniston të gjithë politikanët që janë nën hetime

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button