“Standard”: BE dhe SHBA reaguan vonë ndaj vendimit të Ivanovit, VMRO në panik

BE dhe SHBA po bëjnë trysni ndaj kryetarit Gjorge Ivanov që ta rishqyrtojë vendimin e fundit për falje të politikanëve që janë nën hetim, por trysnia e tyre vjen vonë, vlerëson gazeta austriake “Standard”. Gazeta komenton se “VMRO-DPMNE-ja është në panik dhe qeverisë me paturpësi”, transmeton Portalb.mk.

Në komentin me titull “Kriza në Maqedoni: Trysnia e BE-së vjen vonë”, gazeta austriake “Standard” e analizon rolin e kryetarit Ivanov dhe situatën aktuale në Maqedoni, ku mes tjerash vlerëson:

“Ai u nuk e demaskoi vetëm vetvetveten, por edhe regjimin pushtetar. Kur kryetari Gjorge Ivanov të martën sjelli vendim për amnistimin e gjithë politikanëve kundër të cilëve janë të ngritura procedura penale, ai, përndryshe jurist, ka dokumentuar se në vendin ballkanik shkilet mbi shtetin ligjor, se nuk ka ndarje demokratike të pushtetit, se partia VMRO-DPMNE qeverisë në mënyrë të paturpshme dhe autoritare, por dhe se qartë është në panikë. Mu për këtë Prokuroria Speciale Publike (PSP), është themeluar nën trysninë e BE-së, e cila ka nisur hetimet ndaj kokave të regjimit. Partia në pushtet mendon që nëpërmjet një “grusht-shtetit” të kryetarit do të munden të shpëtojnë. Sa ma shumë me panikë reagon klika, gjasa për t’u shembur pushteti i tyre zmadhohet. BE dhe SHBA kryejnë trysni ndaj Ivanovit që ta rishqyrtojë vendimin e tij dhe qëndrojnë gjithnë e më fuqishëm pas PSP-së”, thuhet në komentin e gazetës austriake “Standard”. /Portalb.mk

LEXO: Ivanov i amniston të gjithë politikanët që janë nën hetime

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button