“National Geographic”, ja fotoja fituese për 2013-ën (Foto)

Revista prestigjoze “National Geographic”, ka kurorëzuar fituesit e çmimit të përvitshëm për foton më të mirë.

Më të lexuarat e ditës Ja pesë ndryshimet më të mëdha që do të ndodhin deri në vitin 2018

Imazhi është ngacmues, pikërisht një ari polar nën akullin e shkrirë. Në konkursin 4-javor garuan rreth 7 mijë foto, të kategorive si vende, njerëz, dhe natyrë.

Në to morën pjesë fotografë nga 150 vende të botës. Çmimi i Parë vlerësohet me 10 mijë dollarë.

Fotoja fituese do të shfaqet gjithashtu në kopertinën e revistës. Prej 125 vitesh “National Geographic” ka qenë një ndër mediat më të famshme duke fiksuar fotografi mbresëlënëse nga planeti ynë.

Këtë vit kolazhi i fotove ishte i shumëllojshëm, në to paraqiten gjendjet e njerëzve, bukuritë ekzotike, e çmenduritë e natyrës në të gjitha format e shfaqjes së saj. 

Shpendë uji përreth Danubit, Hungari

Uji ngjyrë jeshil, një dukuri që shkaktohet nga aktiviteti elektromagnetik i rrufeve

Një nënë teksa ecën në mjegull dhe mban mbi shpinë fëmijën e saj, Kinë

Një djalosh që luan me tullumbace në lumin e ndotur Buriganga, Bangladesh

Djaloshi ukrainas Laurentiu, që jeton në një familje të varfër rumune teksa mban në duar një pëllumb

Lajme të ngjashme

Back to top button