Bono: Kriza me refugjatët është problem ekzistencial i Evropës

Ndihma e jashtme nuk duhet më të konsiderohet si një akt bamirësie, por si imperativ i cili është kyç në luftën kundër ekstremizmit dhe krizës humanitare në rritje, deklaroi këngëtari i njohur i grupit U2, Bono, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kur strukturohet si duhet, me theks në luftën kundër varfërisë dhe përmirësimin e kualifikimit të menaxhimit për këtë ndihmë, ky do të ishte muri më i mirë që kemi kundër ekstremizmit të dhunshëm në Siri dhe Irak”, tha Bono në fjalimin para Kongresit amerikan.

Ai kohë më parë u kthye nga Turqia dhe Somalia ku me delegacionin e senatorëve amerikanë vizitoi kampet e refugjatëve në këto vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button