WhatsApp me 400 milionë përdorues

Ka një bollëk të shërbimeve për mesazhe të menjëhershme, por asnjëra nuk është e popullarizuar si WhatsApp. Shërbimi ka pasur miliona përdorues për mjaft kohë, por sot WhatsApp njoftoi se ka arritur një moment historik.

WhatsApp tani ka 400 milionë përdorues në gjithë globin, nga 350 milionë që kishte në muajin tetor të këtij viti. 100 milionë përdorues aktivë janë shtuar vetëm në katër muajt e fundit. Shërbimi sqaron se kjo shifër nuk tregon numrin e përdoruesve që janë regjistruar në WhatsApp, por tregon se sa shumë njerëz e përdorin atë çdo muaj.

Jan Koum, CEO i WhatsApp shkruan se ekipi i tij ka ofruar eksperiencë të mirë për përdoruesit pa pasur nevojë që ata të takohen në reklama, banner-a të bezdisshëm, promovimeve të lojërave e shumë gjëra të tjera që janë të pranishme në aplikacione të tjera të ndryshme të njohura për dërgim të mesazheve.

E vërteta është se WhatsApp ofron një zbavitje të lirë në përvojën e mesazheve në krahasim me rivalët e tjerë të ngjashëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button