Ivanov, Grabar Kitaroviq dhe Pahor për shkaqe sigurie nuk e vizituan gurin kufitar 59

Presidenti i Maqedonisë, Kroacisë dhe i Sllovenisë, Gjorgje Ivanov, Kolinda Grabar Kitaroviq dhe Borut Pahor, sot edhe krahas paralajmërimit dhe insistimit të tyre, për shkaqe sigurie nuk e vizituan gurin kufitar 59 në kufirin Maqedoni-Greqi, me kërkesë të policisë.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, në orën 11:30 rreth 200 migrantë të cilët kanë qenë të informuar për vizitën e paralajmëruar nga ana e tre presidentëve, kanë filluar të bërtasin dhe ta prishin rendin dhe qetësinë publike dhe t’i afrohen linjës së Maqedonisë, me qëllim që të tërheqin vëmendjen e opinionit evropian. Nga ana e policisë është përdorur gazë lotsjellës për t’i qetësuar.

Situata, theksojnë nga MPB-ja, është nën kontroll, pasi emigrantët u informuan se është anuluar vizita e Ivanovit, Pahorit dhe  Kitaroviqit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button