Publikohen emrat në Gazetën Zyrtare, ja cilët persona i fali Ivanov

Vendimi i kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, për faljen e të gjithë politikanëve, menjëherë sot është publikuar në “Gazetën Zyrtare”, në të cilën janë të shkruar emrat e personave që i ka falur kryetari, njofton Portalb.

Në mesin e atyre emrave janë, kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish ministri i Transportit dhe Lidhjes, Mile Janakieski, Martin Protugjer, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Zoran Verushevski, Branko Crvenkovski, ish shefi i sigurimit të Gruevskit, Dejan Mitrovski-Urko, ish shefi i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujoski,  lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, anëtari i KSHZ-së nga radët e PDSH Bedredin Ibraimi.

Më së shumti ka falje për Janakieskin dhe Jankullovskën. Ata janë në krye të listët me gjithsej 27 falje, për Nikolla Gruevskin dhe Martin Protugjerin nga 5 falje, ndërkaq për Zoran Zaevin dhe Zoran Verushevskin nga 2 falje.

Vendim për falje ka edhe për guvernatorin e kompanisë “Dajners klub Maqedoni” dhe bashkëshortin Radmilla Sheqerinskës, Bozhidar Jankovski.

Edhe prokuroret speciale Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavrill Bubevski janë gjendur në mesin e të amnistuarve nga Gjorge Ivanov, transmeton Portalb.

Nga Prokuroria Speciale deri tani nuk kanë ndonjë koment për këtë vendim. Kujtojmë se prokurorët special ishin të ndjekur për dyshime se kishin ushtruar presion ndaj dëshmitarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button