“Ivanov të përgjigjet penalisht”

Vendimi i kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedur hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg, ka ngre në këmbë qytetarët e Maqedonisë, si dhe spektrin politik, shkruan Portalb.

Vendim anti kushtetues dhe anti shtetëror që do të le pasoja të mëdha në aspekt juridiko- politik. Gjithë kjo për ta shpëtuar grupin që dyshohen për krim brenda institucional. Kështu kanë vlerësuar për Portalb ekspert juridik dhe njohës të çështjeve politike, vendimin e Ivanovit.

Profesori universitar Osman Kadriu thotë se Ivanov tashmë vërtetoi se nuk është kryetar i të gjithë qytetarëve por, siç potencon ai, kryetar i një bande kriminele në Maqedoni.

“Vendimi i tij jo vetëm që është anti ligjor dhe anti kushtetues, por është edhe akt anti shtetëror. Me këtë akt ai ka vendosur fundin e shtetit juridik të Maqedonisë, fundin e sundimit të së drejtës, ai ka suspenduar sistemin gjyqësorë, ai suspendoi edhe Prokurorinë speciale dhe funksionin e saj. Ai kështu, në mënyrë të drejtpërdrejtë varrosur edhe Marrëveshjes së Përzhinos. Kjo është përgjegjësi edhe e partive politike, se kemi marrëveshje se do te kemi zgjedhje kredibile. Gjithçka tani bie në ujë”, deklaroi për Portalb Kadriu.

Ai porositë që të krijohen mundësi që me mjete juridike dhe politike të sanohen pasojat që do të jenë shumë të mëdha.

“Të krijohet mundësia që të funksionojë shteti. Këtu fjalën përfundimtare e ka edhe ndërmjetësimin e ndërkombëtarë. Pa intervenimin e tyre situata do të dale nga kontrolli. Ai në këtë mënyrë po i thirr qytetarët që të kryejnë vepra penale, të merren me vrasje, vjedhje, plaçkitje, me çdo lloj vepra penale se kryetari do të fal, do të amnistojë. Prandaj them se ky vendim do të sjell pasoja shumë të rënda për shtetin”, tha për Portalb Kadriu.

Sipas tij, duhet urgjentisht parlamenti të thirr seancë për ta anuluar vendimin e Ivanovit, të ngrehet procedura për përgjegjësi politike, por edhe përgjegjësi penale, sepse ai në mënyrë flagrante ka shkel pozitën zyrtare presidenti i shtetit.

Profesori universitar Mersel Bilalli thotë se vendimi i Ivanovit është grushtet. Ai thirrë në unifikim të opozitës.

“Është një veprim diversant politik që ngjan në një grusht shtet klasik. E gjithë kjo me qëllim shpërthimin e një strukture, deri në fund të kriminalizuar, që menaxhon me shtetin. Opozita duhet të bashkohet pavarësisht etnisë dhe të formojnë qeverinë e shpëtimit gjithënacional e cila së bashku me faktorin ndërkombëtar do t’i organizojë zgjedhje. Funksionarët e përfshirë në krim nuk mund të jenë në lista”, potencoi për Portalb Billalli.

Aktivisti qytetar Ramadan Ramadani vendimin e fundit të Ivanovit e cilëson si kulminacion të anarkisë total në vend. Sipas tij, po abolohen politikanë të implikuar në krim të organizuar derisa dikush fle në burg për 150 qebapë të vjedhura.

“Ivanovi dje tentoi të shpallë një anarki edhe ligjorë në Maqedoni. S’ka as këtu ashtu- kështu, gjithnjë ka qenë kështu: nëse dikush e merr drejtësinë ndër këmbë, të tjerët e marrin në duar të tyre!”, theksoi Ramadani.

Qytetarët në protestën e djeshme kanë brohoritur se nuk do të kalojë amnistia e politikanëve të kriminalizuar dhe shfuqizimi i Prokurorisë Speciale Publike. OJQ të ndryshme dhe aktivistë civil kanë paralajmëruar protesta edhe për ditën e sotme, ora 18 para Prokurorisë speciale, prej ku do të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisësë dhe zyra e presidentit të shtetit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button