Vazhdon edhe sot protesta kundër vendimit të Ivanov

Protesta kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, që t’i amnistojë të gjithë politikanët ndaj të cilëve janë ngritur hetime apo procedura gjyqësore, vazhdon edhe sot prej orës 18 ndërsa fillimi është caktuar para hapësirave të PSP-së.

Në njoftimin në Facebook thuhet:

“Vazhdojmë me protestë të qetë për mbështetjen e PSP-së sot prej orës 18.00 dhe u bëjmë thirrje qytetarëve dhe qytetareve që të na bashkëngjiten. Po tubohemi para PSP-së, vazhdojmë me marshin deri te Ministria e Padrejtësisë dhe Zyra nacionale e jo-presidentit. Nuk do të ju kalojë amnistia e politikanëve të kriminalizuar dhe zhvlerësimi i PSP-së”.

Ivanov i amniston të gjithë politikanët që janë nën hetime

Dje pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button