Reagim i LD-së për vendimin e presidnetit Ivanov

Lidhja Demokratike përmes kumtesës kërkoi të mbahet seancë urgjente e Parlamentit, ku do të hapet procedura për impiçment i presidentit Gjorge Ivanov për shkak të vendimit të tij të sotëm.

“Presidenti Gjorge Ivanov ka kryer ‘grusht-shtet’ të llojit të vet mbi Rendin kushtetues dhe mbi sundimin e së drejtës, me vendimin për abolim”, thuhet në kumtesën e partisë.

Nga LD vlerësojnë se me këtë vendim tërhiqet Maqedonia në gjendje të jashtëzakonshme.

Përndryshe dje pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore. /Portalb

LEXO: Ivanov i amniston të gjithë politikanët që janë nën hetime

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button