Ja çfarë tha Prokuroria Speciale për vendimin e Ivanovit

“Prokuroria Speciale Publike (PSP) pret ta merr vendimin integral të kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov, për abolicim dhe amnistim të politikanëve kundër të cilët janë nën hetime dhe më pas do të dalin me qëndrim zyrtar”, thonë nga PSP, transmeton Portalb.

Ashtu siç tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristovska, për të mos u nxjerrë nga konteksti, në këtë moment nuk duan të japin asnjëfarë komenti, derisa nuk e marrin vendimin integral të kryetarit Ivanov.

“Kur ta marrim, do të dalim me qëndrim zyrtar”, tha Ristovska.

Përndryshe, presidenti Gjorge Ivanov sot pasdite ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk I ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet Iipafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button