Peshkopia dhe Dibra kundërshtojnë projektin “Fusha e Lukovës”

Projekti “Fusha e Lukovës” ishte temë e takimi mes pushtetit vendor të Peshkopisë dhe Dibrës së madhe.

 

Përfaqësues të OJQ-ve nga të dyja komunat ndërkufitare  ishin unanim për kundërshtimin e projektit të ndryshimit të rrjedhës së lumit Radika.

 

Devijimi i këtillë i rrjedhës së lumit Radikë për shkak të një projekti të qeverisë maqedonase ka shqetësuar specialistë të mjedisit, banorët e Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe.

 

Sipas të dhënave të marra nga Shuip Marku, përfaqësues i një organizate qeveritare në Dibër, me qëndrim të përbashkët të gjithë do ti kërkojnë Qeverisë maqedonase  pezullimin e projektit ,, Fusha e Lukovës,, i cili do të mbledhë të gjitha  burimet e Bjeshkëve të Korabit dh Strazimirit, për ndërtimin e një hidrocentrali,, tha ai.

 

Ky projekti do të kërcënojë të thajë lumin Radikë dhe për pasojë uji do të mungojë dhe në katër hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

 

Në saj të bisedave dhe diskutimeve të mëdha problemi i Radikës zhagitet dhe nuk ndalon dot, por OJQ-të e Dibrës, pushteti vendor dhe qytetarët nuk janë decid dhe të vendosur se nuk do të ndalojnë me masat paraprake deri në shuarjen e këtij projekti.

Lajme të ngjashme

Back to top button