Shkup: Prezentohen sfidat e grupacionit të sapoformuar për Armë dhe Pajisje

Oda Ekonomike e Maqedonisë me anë të një konferencë për mediat ka prezantuar “sfidat për veprim të grupacionit të sapoformuar për armë, materiale shpërthyese dhe të rrezikshme, mjete piroteknike dhe pajisje për qëllime ushtarake dhe civile”, raporton Anadolu Agency (AA).

Dimitar Mangullov në cilësi të kryetarit të Grupimit në fjalë tha se meqë veprimtaria e prodhimit të armëve dhe mjeteve shpërthyese është në nivel shumë të ulët në Maqedoni, kompani të cilat në fushëveprim kanë armët, materiet shpërthyese, mjete piroteknike dhe pajisjet e tjera për qëllime ushtarake dhe civile, kanë themeluar grupacionin i cili do të veprojë në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë më emrin “Grupacioni për Armë dhe Pajisje”.

Mangullov tha se problemet e konstatuara individuale kanë qenë arsyeja kryesore për çka janë bashkuar në grupacionin e themeluar.
Kreu i Grupacionit për Armë dhe Pajisje, kërkon nga autoritetet rregullimin e ligjit për mjete piroteknike.

“Qëllimet kryesore të grupacionit do të jenë vendosja e një bashkëpunimi më të ngushtë me organet dhe institucionet në drejtim të avancimit të fushës për prodhim dhe tregti me armë, materie shpërthyese dhe të rrezikshme, mjete piroteknike dhe pajisje për qëllime ushtarake dhe civile. Njëri nga qëllimet është nxitja e prodhimit të armatimit dhe pajisjeve ushtarake (APU) në Republikën e Maqedonisë” tha Mangullov për të shtuar se në ish-Jugosllavi, Maqedonia ka prodhuar armatim, por që tani këto fabrika nuk funksionojnë.

Pikërisht nga ky fakt tha ai, theksi i veçantë do të vendoset në furnizimin e ushtrisë me armë dhe pajisje ushtarake sepse Armata e Maqedonisë këtë e bënë kryesisht me anë të importit, për çka kërkoi subvencionime nga shteti për kapacitetet prodhuese të Maqedonisë.

“Të gjitha shtetet që na rrethojnë, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë gjatë kohës e kanë të rregulluar ligjin për mjetet shpërthyese i cili rregullon çështjen e piroteknikës, transportit dhe organizimin e ndezjes së fishekzjarrëve” tha Mangullov sipas të cilit në Maqedoni nuk është e definuar qartë mënyra, distanca dhe madhësia e mjeteve shpërthyese të cilat mund të përdoren gjatë manifestimeve me fishekzjarrëve.

Sa i përket importit dhe eksportit të armëve, grupacioni për Armë dhe Pajisje nuk ka të dhëna për sasinë e importuar të armëve, sepse siç thanë kanë informacione vetëm për eksportin i cili është shumë i vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button