Situata me refugjatët në Idomeni e tensionuar

Situata në Idomeni vazhdon të qëndrojë e tensionuar pas përplasjes së djeshme mes refugjatë dhe forcave policore të Maqedonisë. Sot një grup refugjatësh, përsëri janë mbledhur përpara gardhit dhe kanë kërkuar nga policët e Maqedonisë ta hapin kufirin, njofton Portalb.

Komunikimi i sotëm, megjithatë, ishte më i qetë. Refugjatët kërkuan nga policia që t’i lëshojnë, duke komentuar se ata nuk janë terroristë. Përgjigja nga ana e policisë së Maqedonisë ka qenë se nuk mundet të hapet kufiri, ndërkaq refugjatëve iu kanë thënë që të largohen nga gardhi.

Më parë një grup refugjatësh, e kanë shtyrë një vagon të vjetër në hekurudhë dhe kanë arritur që ta afrojnë deri në afërsi të kampit dhe të kufirit të Maqedonisë, ku kanë qenë të vendosur automjetet e blinduara të policisë greke.

Nga 11.000 refugjatë në Idomeni, sot 180 refugjatë, kryesisht nga Siria kanë vendosur që të largohen nga kampi dhe me autobusët që i ka siguruar Qeveria e Greqisë kanë qenë të afruar deri në qendrën e refugjatëve në afërsi të Athinës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button