Pavlopulos: Me sjelljet ndaj refugjatëve, Maqedonia nuk meriton të jetë në BE dhe NATO

Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, i ka dënuar incidentet me refugjatët në Idomeni dhe ka vlerësuar se me sjelljen brutale ndaj refugjatëve, Maqedonia nuk meriton të jetë anëtare as në BE as në NATO, njofton Portalb.

Pavlopulos në takimin e sotëm me kryeministrin e Portugalisë, Antonio Kosta, ka folur për mënyrën në të cilën BE duhet të ta menaxhojë krizën me refugjatët duke e shfrytëzuar momentit që përsëri të dërgojë kritika ndaj Maqedonisë rreth çështjes së emrit.

“Shtet fqinje, këtu mendoj konkretisht për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, që kanë ambicie për t’u integruar në BE dhe NATO, kur sillen me refugjatët ashtu siç ndodhi dje këtu në Greqi, është e paparamendueshme dhe e papranueshme për humanizmin dhe është e qartë se ato nuk e kanë vendin as në BE as në NATO, tha Pavlopulos.

Presidenti grek, tha se anëtarët e BE-së, patjetër duhet të sillen me humanitet dhe solidaritet ndaj problemit më kritik në BE, gjegjësisht të krizës me refugjatët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button