Babagjyshët, grushta njëri-tjetrit (VIDEO)

Një grup personash të veshur me kostumet e Babagjyshit të Vitit të Ri janë filmuar nga një kamera duke u zënë në një rrugë të New York natën e së shtunës.

Rreth 7 Babagjyshë qëlloheshin me grushta me njëri-tjetrin duke rrezikuar dhe jetën e tyre pasi mund të rrëzoheshin në rrugën ku kalonin makinat. Video u filmua nga një kamera nga një ndërtesë përballë.

Sherri filloi mes dy Babagjyshëve dhe më pas u përfshinë edhe pjesa tjetër. E gjithë ngjarja ndodhi jashtë një lokali, duke “dhuruar” dhe një shfaqje për klientet që ndodheshin në lokal, duke para një tufë me babagjyshë që zvarriteshin në rrugë.

Policia nuk ka konfirmuar ende se kush ishin personat që kishin veshjen me kostumin e Babagjyshit, por tha se është duke punuar për identifikimin e tyre. 

Lajme të ngjashme

Back to top button