Si është të jesh asistentja e Leonardo DiCaprio-s?

Ka shumë punë interesante në botë, por asnjëra nuk ia kalon kësaj: të jesh asistentja personale e Leonardo DiCaprio-s. A mund të quhet punë kjo, njëherë?

Aktorja Kasi Brown është një nga njerëzit me fat që e ka këtë në CV. Ajo e ka asistuar Leon gjatë xhirimeve për The Aviator back në vitin 2003 dhe së fundmi ka folur për The Huffington Post për këtë përvojë.

Disa marrëdhënie miqësore ia siguruan asaj këtë pozicion. Mikesha e Kasit që quhet ngjashëm Kayce Brown, punonte si asistentja e Leonardos në vitin 2002 kur ai luante Catch Me if You Can. Ajo pastaj vazhdoi t’i asistonte atij në Montreal në fillim të xhirimeve të Aviatorit dhe Kasi shkoi në Kanada ku u takua me me mikeshën e saj dhe Leon. Kështu që më vonë, kur xhirimet u zhvendosën në Los Angeles, Kasi e njihte Leon dhe e fitoi punën.

Kasi tani është aktore, shkrimtare dhe regjisore. Po si është të paguhesh për të qenë në praninë e Leos, ditën dhe natën? Shumë mirë, duket. Normal!

“Leo dhe unë argëtoheshim në set. Na pëlqente të shikonim njerëzit, hynim në rol, imitonim personazhe, flisnim me dialekt…” , ka thënë ajo për The Huffington Post.

“Ndonjëherë unë bëja sikur ai ishte stereotipi i një personi shumë të rëndësishëm dhe kur më kërkonte diçka, unë përkulesha dhe me zë të ulët i thosha “Po, zotëri, doni diçka tjetër, zotëri, diçka tjetër zotëri?” dhe ai qeshte me të madhe dhe më thoshte të ndaloja”, ka thënë Brown.

Dhe ndërsa kalonte gjithë këtë kohë bashkë me Leonardon, Kasi ka mësuar shumë për të. Ka zbuluar sa nuk i pëlqen fama atij, pasi i tha një herë që Halloween- i i pëlqente shumë duke qenë që duke u maskuar mund “të ecësh mes njerëzve dhe të komunikosh me ta pa të njohur.” Ai është gjithashtu shumë i zgjuar, me njohuri të thella për “politikën, kulturën pop, historinë. Ai ka dhe një sens ironik humori”.

“Ai është me këmbë në tokë dhe i pëlqen t’u tregojë njerëzve histori dhe përvojat e tij të jetës”, ka thënë ajo.

Po pjesa më e bukur? Leo ka ruajtur marrëdhëniet me Kasin edhe shumë kohë më vonë pasi nuk ishte më shefi i saj. Ajo ka thënë që ai përpiqet ende të ruajë kontaktet dhe i ka dhënë mendim profesional dhe inkurajim kur ajo donte të realizonte ëndrrat brenda kësaj industrie.

Mos po kërkon prapë asistente, Leo?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP