Meksikë, arrestohet gruaja në mesin e 10 më të kërkuarve të FBI-së

Brenda Delgado (33) e cila ishte njëra nga dhjetë të arratisurit më të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), dje u arrestua në Meksikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Delgado ishte në kërkim shtatë muaj pasi në shtator të vitit të kaluar në Dallas të Teksasit vrau dentisten Kendra Hatcher (35) për shkak se gjoja kishte filluar të takohej me ish-të dashurin e saj.

Për shkak të vrasjes nga xhelozia, FBI ofroi një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për informacionin që shpie në arrestimin e Delgados.

Meksika nuk zbaton dënimin me vdekje, ndërsa qeveria në Dallas, nga ana tjetër, thotë se do të kërkojnë burg të përjetshëm për Brenda Delgado.

Ajo është kapur në një ndërtesë banimi në qytetin meksikan Torreon, dhe aty do të qëndrojë deri në ekstradimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button