BE: Shpenzimet qeveritare rrisin ekonominë

Ekonomia e Maqedonisë u rrit vitin e kaluar, sepse qeveria ka shpenzuar për mallra dhe shërbime. Rritja ka qenë shkaku i eksportit të Investimeve direkte të huaja thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore. Megjithatë, investimet e huaja direkte, nuk i zhvillojnë firmat vendase, njofton Alsat M.

Qeveria mungesën e të hollave për shpenzimet e mëdha nga të ardhurat, i siguron nga huamarrja në tregun e brendshëm. Vitin e kaluar, deficiti buxhetor ka qenë në kufijtë e parashikuar. Por kjo është arritur, pasi një pjesë e pagesave që është dashur të bëhen ndaj fondit pensional, janë transferuar për pagesë këtë vit. Banka Botërore tha se vitin e kaluar ka pasur një rritje të të hyrave buxhetore, por nuk është zvogëluar vrima buxhetore, dhe me këtë nuk është zvogëluar as borxhi publik.

Shpenzimet kapitale nuk u zvogëluan, edhe pse ishte planifikuar rritja e tyre. Ndryshe përfaqësuesit e Bankës Botërore nuk deshën ti vënë në korrelacion zgjedhjet në vijim dhe shpenzimet e mëdha, si dhe huamarrjet e mëdha të qeverisë, edhe pse pikërisht sipas të dhënave të tyre, nga viti 2012 deri në vitin 2014, rritja e Prodhimit Bruto Vendor kryesisht është për shkak të investimeve dhe të shpenzimit, ndërsa vitin e kaluar 2015, rritja ka ndodhë kryesisht për shkak të shpenzimit, pastaj për shkak të eksportit. Investimi ka qenë zero.

Raporti i Bankës Botërore, përmbante edhe shumë elemente lavdërimi për ekonominë, duke përfshirë numrin e administratës dhe zvogëlimin e papunësisë. Megjithatë, vendet e sapo hapura janë me një rrogë që është nën mesataren në vend. Thënë me shifra, dy të tretat e vendeve të reja të punës janë të paguara dobët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button