BMW jep dritën e gjelbër për prodhimin e i8 Spyder

Vitin e kaluar kompania gjermane BMW pati prezantuar konceptin i8 Spyder në panairin e veturave në Pekin, dhe tani raportohet se ky model ka marrë dritën e gjelbër për fillimin e prodhimit serik.

Sipas Bimmer Post, vetura pritet të prodhohet në fabrikat e gjigantit bavarez, pasi zyrtarëve të lartë të kësaj kompanie u është prezantuar eksterieri ngjyrë portokalli.

Edhe pse ende jo zyrtare, besohet se kjo veturë do ti ngjasoj qind për qind modelit koncept.

Fuqia motorike do të vjen nga motori me 1.5 litra TwinPower Turbo me tre cilindra që prodhon 231 KF. I përkrahur nga një elektromotor kësaj veture i shtohen edhe 131 KF, dhe falë këtij kombinimi do të prodhoj në total 362 KF. Sipas raporteve të fundit besohet se i8 Spyder pritet të dal në treg në fund të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button