Sot është Dita Botërore e romëve

Në Maqedoni sot me disa aktivitete do të shënohet Dita botërore e romëve, 8 prilli. Në kuadër të shënimit, në Manastir do të shfaqet filmi dokumentar “Kontributi i romëve në ndërtimin e shoqërisë bashkëkohore në Maqedoni”, në të cilin evidentohen peersonalitete të rëndësishme, romë, nga sfera e jetës profesionale, shoqërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë dhe kontributi i tyre në ndërtimin e shoqërisë moderne të Maqedonisë dhe sqarimi se si ata secili në sferën e vet, japin kontribut në krijimin dhe zbatimin e politikave publike.

Me rastin e Ditës botërore të romëve në komunën e vetme rome në botë, Shuto Orizarë, me rastin e 8 prillit organizohet manifestim kulturor­muzikor, ku do të shfaqet folklori rom, muzika tradicionale e kënduar nga muzikantë të shquar romë nga Maqedonia dhe bota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button