Haciosmanoglu – Juves: Edhe ne jemi si Galatasaray

Siç duket skuadra e Trabzonsporit duket e lumtur pas shortit të sotëm në Europa League që e vuri përballë kampionëve të Italisë, Juventusit.

Ibrahim Ethem Haciosmanoglu, presidenti i skuadrës turke, në një intervistë për “Uefa.com”, është shprehur se edhe para hedhjes së shortit në Nyon dëshironte të kishte përballë një ekip italian.

“Nuk e shoh si një short të pafat. Doja shumë një skuadër italiane, duke luajtur më parë me Lazion. Juventusi u eleminua në Champions League nga një klub turk, por mund ti japim kënaqësinë e eleminimit edhe këtu nga një skuadër turke”.

“Kur duam dimë të bëjmë futboll të bukur dhe Trabzonspor ka një traditë të mirë me ekipet italiane: kemi mundur disa prej klubeve më të mirë të Italisë”, përfundoi Haciosmanoglu.

Lajme të ngjashme

Back to top button