Vërtetëmatësi: ‘Fusha e Lukovës’ ende nuk ka lëvizur nga faza e vlerësimit

Deri në këtë moment, nëse merren studimet për rrezikun që i kanoset biodiversitetit, edhe me sugjerimin e Komitetit të përhershëm të Konventës së Bernit pranë Këshillit Evropian që të gjithë aktivitetet të ndërpriten deri atëherë kur të përgatitet një Studim vlerësues për ndikimin ndaj ambientit jetësor, ky projekt nuk ka përparuar aspak, shkruan Vërtetëmatës transmeton Portalb.mk. 
Megjithatë, me që, sipas ELEM. po përgatitet një studim i tillë, realizimi i këtij premtimi të VMRO-DPMNE-së, formalisht vlerësohet si “në vijim”.

Projekti “Fusha e Lukovës” bashkë me hidrocentralin “Ura e Boshkos”, janë në grupin e projekteve të cilat në vitet e fundit shkaktuan vëmendje më të madhe te opinioni. Ekologët zëshëm e kanë shprehur shqetësimin dhe mospajtimin për projektin dhe kërkuan ndalimin e këtij projekti, realizuan aksione kreative për të alarmuar opinionit për, siç thonë, shkatërrimin e përhershëm të disa pjesëve të Parkut Nacional “Mavrova” gjatë ndërtimit të së cilës do të dëmtohet edhe biodiversiteti. Banorët përreth Radikës, gjithashtu reaguan ndaj kësaj iniciative, pasi sipas tyre, do të zvogëlohet rrjedha e ujit në lumin Radika.

Në fillim të dhjetorit të vitit të kalaur (2015) Komiteti i përhershëm i Konventës së Bernit kërkoi suspendimin  e të gjithë projekteve qeveritare infrastrukturore në “Mavrovë”, duke përfshirë edhe projektin hidroenergjetik “Fusha e Lukovës”, deri atëherë kur  të përgatitet Vlerësim strategjik për ndikimin ndaj ambientit jetësor.

 Hetimi tregoi që projektet e planifikuara energjetike në këtë park nacional nuk janë në përputhje me statutin për mbrojte të parkut dhe të ekosistemit dhe specieve me vlerë, duke sugjeruar që planet për ndërtim të “Urrës Boshkov” dhe të “Fushës së Lukovës” duhet të ndërpriten.

Në financimin e projektit duhej të kontribuonte edhe Banka Botërore, por ajo pas sugjerimeve të Komitetit të përhershëm të Konventës të Berilinit për projekte energjetike në Parkun Nacional “Mavrova” deklaroi që premtimi për të shikuar financimin e projektit është e kaluar. Në një deklaratë për “Faktor”, nga banka kanë thënë që në periudhën që po vinë do të fokusohen në projekte për gazifikimin e Maqedonisë, për shkak se qeveria e Maqedonisë ka definuar prioritete të reja, që flet për një shtyrje të pacaktuar të projektit.

 Në bazë të ndryshimeve të prioriteteve të Qeverisë për investime në sektorin energjetik, nga Banka Botërore u kërkua të siguroj ndihmë për zhvillimin e pazarit të gazit në Maqedoni, në vend të planit të diskutuar më parë, për investim në projektin e Fushës së Lukovës.

Në bazë të informacioneve të deritanishme nga ELEM, nuk ka ndonjë deklaratë për heqje dorë nga ky projekt, prandaj si vlerësim për projektin mund të thuhet që është në vijim.

Shënim:

Projekti “Fusha e Lukovës” Vërtetmatësi për herë të parë e ka analizuar në prill të vitit 2014 ( si projekt i programit të VMRO-DPMNE ( 2011-2015) ” Manifest për reforma dhe zhvillim” (faqe 125), dhe atëherë është vlerësuar si premtim i “papërmbushur“.

Prapavijë

Në kuptimin energjetik, projekti Akumulimi “Fusha e Lukovës” paraqet elementin e fundit për përfundimin e hidro-sistemit “Mavrova”. Realizimi i këtij projekti do të mundësoj rritjen e prodhimit vjetor në 105 Gwh përmes tre hidrocentraleve ekzistuese- HC Vrben, HC Raven,HC Vrutok dhe  hidrocentralit të ri HC Guri i zi.

Gjatë realizimit të projektit do të respektohen standardet më të larta për mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe do të merren masa për shmangien dhe zvogëlimin e ndikimit negativ në mjedisin jetësor, të theksuara dhe të parapara në planin për menaxhimin dhe monitorimin mjedisor të projektit “Fusha e Lukovës”.

Për bashkësitë lokale realizimi i projektit “Fusha e Lukovës” do të siguroj intensifikimin e ekonomisë lokale, përmirësimin e rrjetit lokal rrugor si dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e turizmit. Në nivel nacional përfitimet kryesore nga realizimi i këtij projekti është shtimi i prodhimit të energjisë elektrike nga burime të reja, rregullimi i menaxhimit me ujërat dhe zvogëlimi i  lëshimit të gazrave qelqor.

Me mjete të siguruara nga Banka Botërore në vlerë  prej 3 milion dollarë në vijim është përgatitja e Studimit për ndikim ndaj mjedisit jetësor e cila pritet të mbaroj deri në fund të muajit prill të vitit 2014. Në qoftë se Studimi për mjedisin jetësor jep vlerësim pozitiv për projektin do të fillojmë me përgatitjen e projektit themelor dhe presim që realizimi të filloj në gjysmën e vitit 2015. Për realizimin e projektit mjetet do të sigurohen nga Banka Botërore dhe nga pjesëmarrja e ELEM-it. Investimi i përgjithshëm është vlerësuar me 84 milion euro (Buxheti: Të planifikuara 60 milion euro. Afati: Prej 2015-2019).

ARSYETIM:

Në programin e tyre “E vërtetuar” ( faqe.123) para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, VMRO-DPMNE dha premtimin për ndërtimin e liqenit artificial “Fusha e Lukovës” . Si vit për fillimin e punëve është cituar 2015, a si afat i fundit për realizim 2019, gjë që është jo korrekte. nga se mandati për të cilin konkurronte partia në vitin 2014, zgjat deri më vitin 2018.

Projekti i njëjtë është paraparë edhe në Programin e punës së qeverisë, në pjesën Sektori energjetik:

Akumulimi “Fusha e Lukovës”- në vijim është përgatitja e Studimit për ndikimin ndaj mjedisit jetësor dhe nëse Studimi jep vlerësim pozitiv për projektin, do të filloj përgatitja e projektit themelor me çka do të merren parasysh marrëveshjet ndërkombëtare, realizimi pritet të filloj në mesin e vitit 2015 (realizimi i projektit zgjat 4 vite).

Edhe këtu për fillimin e punëve përmendet viti 2015, më saktë në gjysmën e këtij viti.

VMRO=DPMNE për projektin e liqenit të ri artificial flet në Llogaridhënie të cilin e prezantoj me 21 Mars të këtij viti. Në pjesën e Energjetikës, në faqe 105, thuhet se tani përgatitet dokumentacioni i projektit, dhe bëhet vlerësimi i ndikimit të këtij projekti ndaj mjedisit jetësor. Partia kështu konstaton se projekti do të realizohet nëse analizat dëshmojnë se ai nuk do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.

Projekti “Fusha e Lukovës”

Ky kapacitet do të përbëhet nga tunele prurës dhe kanale në gjatësi prej 13 kilometra, 5 ndërtime, akumulim dhe hidrocentrali “Guri i zi”. Projekti, “Fusha e Lukovës” përfshin ndërtimin e akumulimit me gjithsej sipërfaqe shfrytëzuese prej 34.830.000 kub metër ujë, i shtrirë në hapësirën mes malit Korab dhe Sharr, me lartësi rreth 1,500 metër. Përfitimet nga ndërtimi i këtij sistemi janë të shumta. Projekti është i vlefshëm për shkak se do të zvogëlohet varshmëria e importit të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë për 105,56 Gwh në nivel vjetor. Me mjetet e siguruara nga Banka Botërore me vlerë prej 3 milion dollarësh po përpunohet dokumentacioni i projektit ndërsa vlerësimi i projektit është 84 milion euro. Edhe për këtë projekt janë marrë aktivitete përgatitore për vlerësimin e ndikimit të këtij projekti në mjedisin jetësor dhe të gjithë aktivitetet vijuese do të jenë kryesisht të udhëhequra nga direktivat e rrepta të UE për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe në përputhshmëri me rregullimin ligjore të vendit. Nëse, analizat e detajuara dëshmojnë se nuk ka ndikim negativ në ambientin jetësor, atëherë do të fillohet me realizimin e këtij projekti.

Përndryshe, për herë të parë ky projekt përmendet në “Manifesti për reforma dhe zhvillim“- programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së, (faqe 125) për zgjedhjet parlamentare të vitit 2011. Në të si afat përfundimtar për realizimin e projektit “Fusha e Lukovës” është theksuar viti 2015.

 PENDA “FUSHA E LUKOVËS” DHE UJËSJELLËSI I KORABIT

 Koncepti për shfrytëzimin e tërësishëm të potencialit ujor të dy vargmaleve më të mëdha në Maqedoni- i Sharrit dhe i Korabit i filluar qysh në 1947 e largët me fillimin e ndërtimit të sistemit hidroenergjetik të Mavrovës , nuk mund të trajtohet si i përfunduar pa realizimin e projektit të digës “Fusha e Lukovës” dhe ujësjellësit të Korabit. Për shkak të kësaj, në periudhën e kaluar Qeveri e RM-së e udhëhequr nga VMRO-DPMNE është përkushtuar shumë për realizimin e këtyre dy projekteve. 

Më tej, duhet të theksohen dy probleme thelbësore të cilët në vitet e kaluara i ka zgjedhur qeveria e VMRO-DPMNE=së, gjegjësisht- përcaktimi i kufirit verior me Kosovën, me çka i tërë sistemi i akumulimit i takoi territorit të Republikës së Maqedonisë, dhe sigurimi i kushteve të volitshme financiare për realizimin e këtij projekti. Investimi i përgjithshëm është vlerësuar në 62 milion euro, dhe me përfshirjen e Bankës Botërore që të financoj këtë projekt në vlerë prej 45 milion euro, realizimi i këtij projekti u bë realitet.

ELEM i ka ndërmarrë punët pregaditore siç është revizioni i projektit, përpunimin e studimit ekologjik dhe analizën plotësuese gjeo-mekanike të lokalitetit duke marrë kredi të volitshëm nga Banka Botërore në vlerë prej 3 milion dollar. Ky projekt do të mundësoj grumbullimin e sasive plotësuese të ujërave nga liqenet natyrale të Sharrit dhe Korabit dhe përdorimi i tyre për prodhim shtesë të energjisë elektrike prej 130 Gwh nga kombinatet e sistemit të Mavrovës. Sipas dinamikës së paraparë duhet të fillohet me realizim në gjysmën e parë të vitit 2012, ndërsa në tërësi do të realizohet deri në fund të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button