Juve kërkon milionat e humbur në Europë

Sigurisht që në përfundim të ndeshjes së Stambollit, në radhët e Juventusit që të gjithë bëjnë llogaritë dhe përpiqen që t’i bëjnë mirë.

Presidenti i Juves, Andrea Angeli ka fiksuar tashmë objektivat dhe ka bërë të ditur se kërkon titullin kampion, i treti radhazi dhe më pas edhe Europa Leasguen, edhe pse kjo kupë nuk ka prestigjin e Champions. Sigurisht që ky është një kompeticion që nuk duhet të harrohet këtë vit.

Nuk duhet harruar se këtë vit finalja luhet në Torino, por nuk duhen harruar edhe njëherë problemet ekonomike. Deri tani Juventusi ka fituar 11 milionë euro në bilanc nga ndeshjet në Europë.

Vjet, fitimet shkuan në 63 milionë euro. Pikërisht edhe për këtë fakt, Europa League bëhet një eveniment shumë i rëndësishëm, pasi në këtë mënyrë humbjet do të reduktohen në vetëm 20 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button