Reagon Besnik Mustafa: Sulmet e Vetëvendosjes rrezikojnë punën e kompanisë dhe punëtorëve

Besnik Mustafa, djali i kryeministrit Isa Mustafa ka reaguar pas publikimit të disa të dhënave nga Lëvizja Vetëvendosje se ai po importon në Kosovë, pjesë të makinave nga Serbia, gjegjësisht nga kompania “Delta Motors” e Mirosllav Mshkoviqit.

Ai ka thënë se kompania e tij është e autorizuar nga BMW Group dhe se furnizimin me autopjesë nga “Delta Motors” e ka bërë pasi është rekomanduar nga BMW Group – Gjermani. Kjo periudhë, sipas Besnik Mustafës, ka zgjatur nga prilli i vitit 2014 deri në mars të vitit 2015, e pas kësaj periudhe furnizimi ka vazhduar nga M Car në Maqedoni, transmeton Koha.net.

Mustafa më tej thotë se “sulmet e tilla rrezikojnë punën e kompanisë dhe të punëtorëve që punojnë aty”.

Postimi i plotë i Besnik Mustafës:

Kompania MAKCAR L.L.C. ka filluar te operoj qe nga dt.14.04.2010. Kjo kompani është e autorizuar për shitjen dhe servisimin e Markës së njohur botërore BMW Group. Kompania MAKCAR L.L.C. nga viti 2010 e deri më vitin 2014 ka qenë e Autorizuar nga MAKKAR DOO – Maqedoni. Ndërkaq me falimentimin e firmës në Maqedoni, Frima e autorizuar në Kosovë nga viti 2015 vepron me autorizim nga M Car DOO me seli në Shkup.

Nga muaji prill I vitit 2014 deri në mars të vitit 2015, MAKCAR në Kosovë, i është rekomanduar nga BMW Group nga Gjermania, që brenda kësaj periudhe të furnizohemi me pjesë rezervë nga përfaqësitë në regjion, të cilat ofrojnë kushte më të përshtatshme, përfshirë edhe DELTA motors, që është përfaqësues zyrtar I BMW Group, në mënyrë që firma të jetë përgjegjëse ndaj klientelës, deri në autorizimin e përfaqësuesve tjerë.

Çdo blerje bënda kësaj periudhe është bërë me transaksion banker, në mënyrë legale, duke përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në Kosovë.Pas aktivizimit të firmës së re në Maqedoni, nga muaji prill i vitit 2015 Kompania MAKCAR furnizohet nga M Car në Maqedoni, e cila si e vetme e ka të drejtën e përfaqësimit për territorin e Maqedonisë dhe të Kosovës dhe nuk vazhdon të furnizohet nga firmat e tjera.

Sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kompanisë sime i kosideroj të dëmshme dhe qëllimkëqia. Në këtë kompani punojnë 11 punëtorë, të gjithë nga Kosova, me investime private dhe pa asnjë ngarkesë të sektorit publik. Që nga fillimi i punës, kjo kompani, sado e vogël, ka kontribuar në buxhetin e shtetit në shumë prej mbi 1.5 milion euro. Sulmet e tilla rrezikojnë punën e kompanisë dhe të punëtorëve që punojnë aty.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button