Ambasada e SHBA-ve sjell në Maqedonia Pine Leaf Boys

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dëshiron mirëseardhje bendit Pine Leaf Boys më 16 dhe 17 dhjetor në Shtip dhe në Shkup!
 
Më 16 dhjetor, e hënë, në ora 19:00, bendi do të interpretojë në Qendrën Multimediale të Universitetit Goce Dellçev në Shtip, ndërsa më 17 dhjetor, e martë, në ora 20:00, bendi do të performojë në Kinemanë Frosina në Qendrën Kulturore të Rinisë në Shkup. Përveç këtyre dy koncerteve, gjatë qëndrimit të tyre në Shkup, Pine Leaf Boys do të mbajnë ligjerata për studentët e muzikës në Shtip dhe në Shkup.
  
Pine Leaf Boys është një nga bendet më të mira të muzikës kajxhun në Louisiana. Ata janë nominuar katër herë për çmimin Grammy dhe janë bërë të famshëm për interpretimin e fuqishëm dhe origjinal të muzikës tradicionale kajxhun. Anëtarët e bendit, Wilson Savoy (harmonikë kajxhun, piano dhe vokal), Courtney Granger (violinë dhe vokal), Jon Bertrand (kitarë), Drew Simon (bateri dhe vokal), dhe Thomas David (bas) kanë dërguar tingujt e Luisiana-s nëpër tërë botën, që nga Arabia Saudite, në Angli, në Turqi… e tani edhe në Maqedoni.
 
Hyrja për në këto koncerte është pa pagesë dhe janë të hapur për tërë publikun. 

Lajme të ngjashme

Back to top button