Shkupi mban për vete Kallabën, Ramadanin, Mustafën dhe Ysenin

Pas largimeve të disa futbollistëve nga KF Shkupi, skuadra kishte mbetur të përfundojë bisedimet edhe me disa prej futbollistëve të rinj, të cilët më në fund kanë arritur marrëveshje që të jenë pjesë e skuadrës nga Çairi.

Leonard Kallaba, Krenar Ramadani, Enis Mustafa dhe Blerim Yseni janë lojtarët e fundit që vendosën të mbajnë veshë fanellën bardh e  kaltër të KF Shkupi.
Leonard Kallaba që këtë sezon kishte treguar lojë të mirë dhe ishte një prej futbollistëve që shumë pak ndeshje mungoi për Shkupin, bisedimet me kryesinë e klubit i ka përfunduar duke gjetur gjuhë të përbashkët, që të jetë pjesë e skuadrës e cila kërkon suksesin në vazhdim të sezonit pranveror.

“Jam i kënaqur që mbeta pjesë e KF Shkupi, është kjo skuadër që e kam në zemër dhe për të cilën luftoj deri në fund. Sigurisht se kishim bisedime të gjata me kryesinë, por kemi gjetur një mes të përbashkët, për çka më bën të ndjehem i lumtur që do të vazhdoj në këtë ekipit. Sezonin pranveror do e fillojë me ambicie që sa më shpejt të ngjitemi në kreun e tabelës”, ka thënë Kallaba.

Ditë më parë skuadra ka prezantuar edhe trajnerin e ri Zekrija Ramadani, i cili në pankinë do të ketë për ndihmës Orhan Abdi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button