Interi “pica” e Napolit

Napoli i’a ka zvogëluar gjasat Interit për pjesëmarrjen vitin tjetër në Ligën e Kampionëve. Rafael Benitez e ka fituar derbin ndaj ish skuadrës së tij duke e mposhtur trajnerin që deri para një viti e udhëhoqi skuadrën e tij aktuale.

Napoli fitoi 4:2, në një ndeshje fantastike me plot raste e gola. Pesë gola u realizuan që në pjesën e parë.

Higuain, Mertens dhe Xhemaili realizuan për Napolin ndërsa Cambiaso e Nagatomo shënuan për Interin. Jose Callejon realizoi golin e sigurisë në minutën e 81 të ndeshjes.
Interi luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 71 pas përjashtimit të Alvarez.
Me këtë fitore Napoli mbetet në vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa Interi mbetet në pozitën e pestë me 28 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button