Reali përmbys Barcelonën, nxehet lufta për titull (Video/Foto)

Skuadra e Real Madridit ka arritur të përmbys Barcelonën midis Camp Nou në derbin e zhvilluar mbrëmjen e sontme duke triumfuar me rezultat 2-1.

Real Madridi i ka dal t’i hakmerret “balugranave” për humbjen e pësuar në Madrid, duke fituar këtë ndeshje të madhe dhe duke u rikthye në garën për titull të kampionit.

Benzema duke shënuar - Foto: GTY
Benzema duke shënuar – Foto: GTY

Gjatë pjesës së parë ishin vendasit ata që organizoheshin dhe sulmonin, ndërkohë Reali rimori veten në pjesën e dytë duke i shkaktuar majft probleme Barcelonës, transmeton Portalb.

Pique i kaloi vendasit në epërsi, kurse pak minuta më vonë Benzema barazoi shifrat.

Madrilienët luajtën me një futbollistë më pak në minutat e fundit, pasi Sergio Ramos u ndëshkua me të kuq.

Ramos ndëshkohet me karton të kuq
Ramos ndëshkohet me karton të kuq  – Foto: GTY

Ndërkohë ishte Cristiano Roanldo ai që shënoi për 1:2 në minutën e 85’të për ta kaluar në epërsi skuadrën e Zidanes dhe kështu duke heshtur të gjithë të pranishmit në stadium.

Ronaldo duke festuar golin
Ronaldo duke festuar golin – Foto: GTY

 

Pas kësaj fitore, Real Madridi e ka ngushtuar në shtatë diferencën e pikëve me Barcelonën dhe do të shpresojë që t’i ndryshojë gjërat deri në fund të sezonit./ Portalb.mk

Në vazhdim mund ti shikoni golat që u shënuan gjatë ndeshjes

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button