Si e përjetojnë dhjetorin studentët e si të rriturit?

Fundviti jo për të gjithë është i njëjtë. 

Derisa nikoqirët e familjeve dhjetorin e kalojnë duke llogaritur baticat-zbaticat gjatë vitit që po e lëm pas, studentët mendojnë për (mos)sukseset që i kanë pasur, dhe mënyrën si të gjejnë të holla për të festuar festat.

‘Harxhmet sa vijnë e shtohen, tani kemi festa, fëmijët kërkojnë të dalin, ndëra edhe dimri është i gjatë dhe i kërkon nevojat e veta. Rryma është e shtrenjtë, mendojmë si tia dalim. Këto i ka dhjetori, rrallë dikujt i ndodh të del plus në vitin e ardhshëm, të gjithë dalim me minus’ tha Heset V, arsimtar dhe nikoqir i familjes 4 anëtarëshe.

‘Dhjetorin e kalojmë duke na u ngrohur koka! Duke bërë kalkulime sa kishim, sa harxhuam, a na  ngeli ndonjë gjë për vitin tjetër…por , jo.. më rrogat që i kemi nuk dilet në skej të muajit, e jo të dalish plus në vitin tjetër’ tha Ajredin V, nepunës shtetëorë.

Për studentët dhjetori është pak më ndryshe.


‘Ne si studentë mendojmë se si ti kalojmë festat, ku të shkojmë, cfarë të veshim, si të dukemi…por për gjitha këto normal që duhen mjete, pasi secila gjë kushton. Është pak e vështirë por edhe prindërit mundohen të na kuptojnë dhe na mundësojnë disa gjëra’ tha Arlinda, studente.

‘Unë nuk kam mendjën tek festat pasi kam ngelur mbrapa në disa provime, jam student i mjekësisë dhe koha nuk më premton, unë do të vazhdoj të mësoj, tia dal me vitin akademik pasi është shumë rëndë, shumë material, shumë punë për një notë qoftë edhe kaluese’ tha Arbeni, student në fakultetin e mjekësisë.

‘Derti i vetëm në këto momente është si dhe ku ta festojmë vitin e ri, por duhet para, tentojmë të mos dalim këto dy javë, që të kemi më shumë para për vitin e ri’ tha Xheneta, studente./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button