Regjisori serb: Shkupi 2014 është një turp historik

Regjisori i njohur i valës së zezë filmike jugosllave Zhelimir Zhelnik, i cili dje në Shkup me ftesë të Kontrapunkt dhe në kuadër të projektit – Shkolla e vogël për antifashizëm, transmeton A1on. Ai e prezentoi filmin e tij “Shkolla e vjetër e kapitalizmit” foli edhe për filmin si dhe për librin “Hyrje në të kaluarën”, të cilën e kanë bërë së bashku me filozofin kroat Boris Buden.

Zhilnik nuk e ka la pa folur edhe për projektin “Shkupi 2014” duke e quajtur atë truk politik dhe turp historik.

“Kur bëra një shëtitje nëpër Shkup, ajo që ma tërhoqi vëmendjen është se tërë kjo tragjikomedi e storjes për tranzicionin në të cilin jetojmë, këtu në Shkup, me këtë redizajnim të qytetit ka arritur deri në pasojat e veta e fundit. Është një truk politik i gjithë atyre garniturave udhëheqëse që nuk dinë si të identifikojnë vështrimet e tyre për gjërat dhe për të ardhmen, të cilat vijnë në pushtet me ideologjinë se “ne do ia kthejmë dinjitetin dhe identitetin kombit tonë”, e në fakt, të gjitha ato garnitura nga ish Jugosllavia, Sllovenia, përmes Kroacisë, Serbisë, Bosnjes dhe Hercegovinës e tani edhe Maqedonia, i shkaktojnë popullit turp të trishtueshëm historik, tha Zhilnik. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button