Kosova fiton milionat nga MSA-ja

Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit shihet si mundësi e mirë për Kosovën në kryerjen e reformave dhe krijimin e mundësive për tregti dhe investime e qasje në fonde të BE-së. Kurse humbjet doganore do të kompensohen me ndihmën fi nanciare që Kosova do ta marrë nga BE-ja në shumën prej rreth 650 milionë eurove, shkruan Zeri.info

Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës nis rrugëtimi drejt tregjeve evropiane. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje të parë kontraktuale me BE-në vlerësohet si mundësi e mirë për prodhuesit kosovarë, pasi që kjo marrëveshje u mundëson bizneseve që produktet e tyre t’i eksportojnë në tregun evropian pa asnjë tarifë doganore, po ashtu qasje në fondet milionëshe të BE-së.

Por, hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje nënkupton edhe rënie të të hyrave nga doganat për rreth 20 milionë euro në vitin e parë, të cilat do të kompensohen deri në vitin 2020 nga mbështetësit financiarë, që Kosova do t’i marrë nga Bashkimi Evropian rreth 650 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button