Gruevski e flet për vendimin e BDI-së për tërheqjen e ministrave nga Qeveria

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dorëheqjet e përfaqësuesve të BDI-së nga Qeveria i vlerëson si punë brendapartiake.

“Nuk kam ndonjë koment të posaçëm. Bëhet fjalë për vendim brendapartiak. Është vendimi i tyre dhe nuk do ta komentoj”, tha Gruevski.

Në lidhje me pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë qeveri të re, Gruevski është përgjigjur se radhën e kanë zgjedhjet dhe se qytetarët janë ata që do të vlerësojnë se çfarë Qeverie duhet të bëhet në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button