Bolt më i shpejtë se autobusi! (Video)

Usain Bolt është një spektakël i garantuar, brenda dhe jashtë pistës. Një shfaqje të tillë dhuroi edhe në rrugët e Buenos Aires ku tregoi se është më i shpejtë se një autobus.

6 herë kampioni Olimpik zhvilloi një garë egzibicioni paksa të cuditshme në Argjentinë. Bolt u duk se do ta merrte seriozisht e madje duke zhvilluar në mënyrë të përpiktë stretching para startit.

Shumë shpejt gjatë garës që zgjati 80 metra, Bolt e kuptoi se autobuzi nuk kishte shanse dhe filloi të bëjë si gjithmonë, të vërë në lojë kundërshtarin para se të arrinte finishin ndërsa autobuzi shtonte shpejtësinë.

Bolt u përshëndet me shoferin dhe filloi pozat, dhe më pas bëri një tjetër garë me sprinterë të tjerë në të njëjtën rrugë, Bulevardin 9 korriku të Buenos Aires. Por nëse kjo ngjarje ka të bëjë me pamjet lajmi vjen nga një deklaratë e sprinterit që me sa duket nuk kërkon sfida të reja në garimin e tij profesionist. Xhamajkani, mbret i sprintit botëror në pistat e atletikës, konfirmoi se në do të garojë në 400 metrat në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros .

“ Nuk do të zbres në pitsë në 400 metrat pasi është një garë shumë impenjative e cila kërkon shumë stërvitje. Objektivat e ardhshëm janë të përmirësoj kohët e mia në distancat e preferuara, 100 dhe 200 metra dhe të fitoj titujt Olimpike”.

Lajme të ngjashme

Back to top button