Sheqerinksa: Qeveria të tregojë parametrat real të ndotjes

Nën kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska ka kërkuar nga qeveria që të mos fsheh ndotjen e ajrit nga qytetarët.

“Ministria e Shëndetësisë, paguan reklama në të cilët thuhet se shëndeti nuk ka çmim, por haptazi shihet se qeveria shumë lirë  është duke e shitur shëndetin e fëmijëve maqedonas dhe të qytetarëve. Kjo patjetër duhet të ndërpritet. Qeveria duhet përsëri që të jap të dhëna për ndotjen e ajrit në qytetin e Shkupit dhe të jepen të dhënat se nga kush vijnë kjo ndotje”, ka deklaruar nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Sheqerinska, tha se nuk mundet që në këtë shtet që për çdo lajm të mirë të qeverisë ti jepen duartrokitje, ndërsa për çdo lajm të keq që do ët thotë dy mijë jetë të humbura çdo vit, qeveria t’i ngrejë krahët.

Lajme të ngjashme

Back to top button