Hiseni: Shtohet revolta për largimin e statujës së Car Dushanit

Këshilli organizativ për heqjen e Car Dushanit ka njoftuar se nga fillimi deri më tani ka shfrytëzuar dhe respektuar mekanizmat e veprimit institucional. 

“Jeni dëshmitar se indinjata dhe revolta ditë e më tepër po shtohet si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Shpresojmë që Prokuroria publike nëse është e ndërgjegjshme, autonome në punën e saj dhe dëshiron zbatimin e denjë të ligjeve në fuqi, besojmë se do të veprojë sipas fletëparaqitjes penale. 

Presim që në afat sa më të shkurt kohor Prokuroria dhe drejtësia do t’i largojnë të gjitha monumentitet që nxisin urrejtje, përçarje dhe krijojnë shqetësime tek etnikumet që jetojnë ne Maqedoni, theks i vakant tek shqiptarët”, thuhet në reagimin e sotëm nga Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni me cila drejtohet nga Daim Hiseni. 

Sipas tij, është mirë që ata të cilët e kanë kryer këtë akt joligjor të dënohen si dhe busti i Car Dushanit të hiqet sa me shpejt nga vet organet e shtetit. “Jemi të vetëdijshëm që ky turp na ka shqetësuar thellë, por besoj se kësaj radhe do të dalim fitimtar duke përdor mençurinë, maturinë dhe durimin. 

Ftojmë të gjithë OJQ, shoqata qytetare edhe nga etnikumet tjera t’i bashkëngjiten këshillit organizativ për heqjen e bustit dhe të veprojmë të koordinuar. Këshilli organizativ për heqjen e bustit të Car Dushanit distancohet nga gjitha organizimet individuale dhe grupore si dhe tentativat e qarqeve të ndryshme të cilët këtë rast e shfrytëzojnë për t’i dhënë dimensione të tjera të karakterit fetar ose nacional për interesa të ngushta grupore dhe partiake”, kanë thënë në SHKSHM.

Lajme të ngjashme

Back to top button