Shkupi do të udhëhiqet nga Zekirija Ramadani

Futbollistët e KF Shkupi nga Çairi nga e shtuna janë në pushim të merituar, ndërsa edhe pse sezonin vjeshtor e kanë mbyllur në pozitën e 9-të, ata së fundmi kanë treguar se do të jenë ekipi i cili shumë shpejt do të synojë kreun tabelës, që së paku do t’ju mundësonte të bëjnë gjumë të rehatshëm për të mbetur në këtë Ligë, që këtë sezon do të jetë mision i vështirë për të gjitha skuadrat.

Ditë më parë tani më ish-trajneri i skuadrës Nexhat Shabani ishte larguar nga detyra, duke respektuar marrëveshjen me kryesinë e klubit, ndërsa së fundi edhe pse u përfol për shumë emra se mundë të jenë trajner të skuadrës, kryetari Ejup Ademi besimin i ka dhënë futbollistit i cili lindi nga kjo shkollë e futbollit, Zekirija Ramadani, që të drejtor ekipin gjatë pjesës së mbetur të kampionatit. 
Ramadani për ndihmës të tij do të ketë Orhan Abdi, i cili deri më tani ishte me detyrë në kombëtaren U-21 të Maqedonisë si analist i ndeshjeve, përndryshe edhe ndihmës i trajnerit Metin Dalip.

“Për mua do të jetë një sfidë e madhe që të drejtor një skuadër sikurse është Shkupi, para se gjithash e them si sfidë e madhe shkaku që Shkupi është emër i madh dhe sinonim i futbollit shqiptar në Maqedoni dhe duhet që të arsyetojmë edhe besimin që na është dhënë. Unë me ndihmësin tim Abdi do të japim maksimumin nga vetja, duke pritur që kështu të jetë edhe nga futbollistët të cilët kanë marrë besimin e kryesisë që të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës më të mirë”, është prononcuar për mediat Zekirija Ramadani.

Vlen të theksojmë se KF Shkupi ka liruar nga obligimet futbollistët Ertan Hasan, Faruk Guri, Eroll Ibishi  Burim Guxhufi, Boban Xhangarovski dhe Burhan Mustafa, ndërsa mbeten në skuadër Bujamin Asani, Goran Stankovski, Besir Demiri, Mevlan Adili, Mumin Sallai, Flakron Ajdari, Emir Shabani, Mentor Idrizi, Erkan Seferi dhe Ernest Osmani.

Gjithashtu KF Shkupi ka arrit që të rikthejë në ekip një nga super talentet, Fisnik Zuka i cili luajti një sezon të shkëlqyer me U-19 të skuadrës gjermane FC Braunschëeig Eintracht. Në klub detyra e drejtorit sportiv i është besuar ish trajnerit të skuadrës, Visar Ganiu, ndërsa Nexhat Shabani do të vazhdojë të jetë pjesë e kryesisë së skuadrës.

Kryetari i KF Shkupi Ejup Ademi gjithashtu ka bërë zyrtare se skuadra nga sezoni pranveror do të kompletohet me uniforma të reja dhe do të përmirësohen kushtet me rekuizite për stërvitje. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button