Ku po shkon kjo Maqedoni!?

Ka vazhduar agonia e reprezentacionit të Maqedonisë, të cilës nuk po i ndihmon asgjë, pasi në duelin me Slloveninë nuk ndihmoi kthimi i Pandevit, kësaj radhe ndaj Bullgarisë nuk i ndihmoi edhe fakti se luajtën në fushë nikoqire para shikuesve të saj.

Edhe pse Bullgaria ishte për nuancë më e mirë se Maqedonia, ka arritur të nxjerr fitore të pastër me rezultat 2:0.

Rastin e parë në këtë ndeshje e kishte agim Ibraimi, goditjen e të cilit me vështirësi e ndali portieri bullgar Mitrev.

Lojën e mirë por shterpe të Maqedonisë e dënoi me gol në minutën e 66-të, futbollisti Dimitar Rangellov. Seleksionuesi Igor Anglellovski kishte bërë disa ndryshime për të sulmuar portën bullgare, por nga sulmet as që vinte era, pasi të gjithë tentonin të befasojnë portierin Mitrev nga distanca.

Dhe në anën tjetër vjen dënimi nga Bullgaria, kur Aleksandar Tonev, i cili në lojë u fut si zëvendësues, për ta detyruar portierin e Maqedonisë Dimitrievskin për herë të dytë ta nxjerrë topin nga porta. Për Maqedoninë edhe në këtë ndeshje luajtën tre futbollistë shqiptarë, Agim Ibraimi, Leonard Zhuta dhe Armend Alimi, ndërsa ndeshjen e drejtuan katër gjyqtarët nga Shqipëria, me në krye Enea Jorgjin, ndërsa i asistuan Ergin Doda, Ermal Barushi dhe gjyqtari i katërt ishte Lorenc Jemini.

Pas kësaj disfate Maqedoninë e pret rënie e madhe në renditjen e FIFA-s, që do të vështirësojë situatën edhe ashtu të rënduar në reprezentacion, ndërsa organet më të larta të FFM-s, duhet menduar se cilat masa duhet ndërmarrë që të kthejnë reprezentacionin në binaret e vjetra. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button