Shpendi fitoi pas Ziadinit , apo!

Një Shpend Ahmeti të Prishtinës  ne shqiptarët e Maqedonisë e përjetuam më herët me fitoren e Ziadin Selës ne Strugë. Por ketu tek ne, mediat e vëna në kontroll total dhe smira kesaj here që kjo befasi  shkaktoi, bënë që fitorja e Ziadinit dhe partisë së tij  të mos flet për hapjen e qarkut dhe procesit.

Është e thjeshtë matematika e fitores së merituar: një kandidat i mire dhe me një origjinalitet politik, plus partia e fortë pas. Kjo ishte garancë per fitoren e Ziadinit. Kjo është garancë për sërish fitore.

Në kushtet tona,  ky moment i fitores nevojitet  kuptuar  si Fenomen i qarkut qe u hap! Por në kushtet tona gjithashtu, njerëzit kanë tendencën t’a shohin qarkun përsëri të mbyllur, sepse vetëm si subjekt në nje atmosfere të mbyllur kane filluar të ndjehen të sigurtë. Kjo lloj ndjesie është kategori e rrëndë pskilogjike, që realisht instalohet lehtë në shoqeri dembele dhe qe vuajnë nga liderë populistë, demagogë dhe autoritarë. Binomi Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski janë deshmi e gjallë për një katrahure të ketillë shoqërore ketu në Maqedoni. Politika kërkon sinergji, jo primitivizëm inatcor.

Kjo siguri e krijuar nga ky lloj ambienti rrethanor në të cilin ndodhet shoqëria e Maqedonisë  , doemos që ka shpallur Frikën si MIT-in që mbron nga Telashi!  

Njerëzit jetojnë përmes Frikës!

Atrofimi përmes Mit-it  fitores së Ziadinit është tipik për shoqërite primitive para demokracisë liberale, prandaj dhe dëgjuam shumë para-skena e taktizime e pas-skena e taktizime. Shumica nga këto storje ishin te lidhura me figuren e mistershme të liderit të partisë e cila kandidoi Ziadinin , pra me M. Thacin. Madje shkohej në skajshmërite,  poashtu pjellë e primitivizmit e që ishin dy. E para qe Menduhi ka kandiduar Ziadinin që t’a djegë nga skena politike ( një mit i ketillë është krijuar tanimë për këtë lider , pra si djegës i atyre sythave që lëshojne kry në parti ) , e dyta qe Menduhi e promovon Ziadinin dhe e mbeshtet fuqishëm ngase Ziadini do jetë lideri i ardhshem i PDSH-së ( ky është MITI i dytë mbi M. Thacin që flet se sheh mundesitë e tërheqjes nga skena politike).

Janë disa momente qe do shtroj në analizë:

Puna e MITEVE, që doemos janë jo më shumë se kategori e thashethemeve banale  për kontekstin e shekullit 21, nëse analizohet më mirë del si e paqëndrueshme nga vetë fakti se pikerisht keta mite janë:

  1. Skajshmërisht të kundërta me njëra tjetrën por në te njëjten kohe
  2. Suplementare.

Pra Menduhi njëkohesisht kandidon Ziadinin për t’a djegur por edhe për t’a bërë trashëgimitarin e tij!? Kontradiktë në suplementarizmin e vet! Sipas kesaj Menduhi qenka lideri vetshkaterues! Por, kur gjerat shtrohen më mirë dhe pa primitivizma , rezultatiti flet se fitues me këtë kandidaturë del vete kandidati por dhe partia /lideri që e ka propozuar ( PDSH  gjithashtu është Parti – LIDER, si secila parti shqiptare kudoqofshim ne shqiptarët. Pra ketu nuk kemi të bëjmë me MIT-in e Menduhit). Ndërsa ‘’aftesitë vetëshkatëruese ‘’ tek Menduhi nuk i dedektoj dot përderisa nën lidershipin e tij të trasheguar nga Arbën Xhaferi ai vazhdon që edhe në opozitë te jete halë ne sy, madje edhe duke heshtur dhe duke mos bërë as edhe hapin më te vogël në dukje për t’a rrëxuar këtë qeverisje. MITI mbi Menduhin kërkon të c’mitizohet, sepse vetem asisoj publiku do e kupton cka fshihet pas misterit dhe paparashikueshmërise së lidershipt të tij.

Njoh vetëm dy kategori të heshtjes: alarm per rrezik ose taktikë!

            E dyta që dua t’a shtroj ne analizë është tendeca ynë primitive që te mos analizojme të riun dhe fitoren e te riut, pra Ziadinin në këtë rast,   por t’a gjykojmë atë dhe fitoren e tij  si shkak e pasojë të Liderit të mirë ose te keq.

Doemos që edhe kjo qasje flët për natyrën tonë të pa iniciative , për letargjinë dhe për modelin tonë te varshmërise nga prijsi. Varshmërine nuk mund të ta krijoje dikush po nuk lejove vete hapesirë të behesh i varur!  Kjo gjithashtu flet edhe për hipokrizinë tone ndaj deshirës për të pare edhe fytyra të reja të guximshme në skënën politike. Nuk dij sa jemi të sinqertë kur deklarativisht themi se te rrinjtë duhen ndërruar të vjetrit! Hipokrizia jonë është e dukshme përderisa ata ende nuk dijmë t’i shohim si entitet në parti, por gjithmonë si të perzgjedhur nga prijsi dhe kësisoj nuk dijmë t’iu gëzohemi edhe fitoreve të tyre. Mbetemi gjysmëtëgëzuar sepse josaktësisht dijmë nëse i gëzohemi te riut apo nëse i hidhërohemi të vjetrit që ka mbështetur të riun ?! Ky është gabimi mental yni për të cilin nuk ndërgjëgjesohemi assesi, pra varshmerinë e krijojmë vetë dhe jetojmë përmes saj.

E treta cka dua t’a analizoj është ajo me cka nisa fillimisht , pra Fenomeni i qarkut qe u hap. Teza ime kishte te bëjë me ‘’Ziadinin e kishim me herët se Shpendin!’’. Pra , këtu nuk dua të përball Ziadinin me Shpendin, për mua që të dy  figura politike që premtojnë pa diskutim , për mua të dy kandidatë të partive/lëvizje që kanë patur hecajake të ndryshme ne jetën e tyre politike  por që ideologjinë e kanë patur edhe si sistem me strukturë.  Teza ime ka te bëjë me brengën se shqiptarët në Maqedoni kanë harruar të diskutojnë mbi shpresën. Fitorja e Ziadinit në Strugë duhet parë si shpresë, jo si rastësi kalkulimesh MITI, e as si taktizim . Fitorja e tij duhet parë nga matematika e thjeshtë: kandidat i mirë dhe parti e fortë qe i qëndroi pas! Clirimi nga MITI ndodh atëherë kur nuk konsumohet njëkohësisht  tema mbi MITIN  edhe në sensin e shkasit dhe pasojës, sepse kjo analizë krijon paradoksin. Le të mesohemi të shohim jashtë MITIT! Të pavarësohemi nga varshmëria e vetkrijuar!  

            Dekada e prodhimit politikë nga partia shqiptare në pushtet është dekadë e humbjeve të mëdha për shqiptarët në Maqedoni. Por fitorja e Ziadinit është dëshmi e gjallë se HONI i shqiptarëve kërkon më shumë sepse din me shumë, sepse shqiptarët në Maqedoni nuk janë kope dhensh dhe as grupacione interesash kriminele, dhe se nuk janë shoqëri e vonuar . Jemi  dëshmuar gjithmone të bëjmë avangardën , lëvizjen dhe të kanalizojme ideologjite. Fitorja e Ziadinit flet se neve nuk jemi shoqëri e vonuar!

Prandaj Ziadini duhet parë si shpresë,  heshtja e Menduhit si karakter, ndërsa PROCESI që u hap duhet parë me shumë durim dhe maturi. Pa MITE!

Cdo intelektual shqiptar në Maqedoni duhet të mendoje të rrexoje kauzen e kesaj qeverie jo për t’a pru Mendune fitues në skenë politike, por për t’a lene te zhvillohet natyrshëm qarkun që e hapi Struga !  

Zoga Bakiu, Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button