“Këngët e Milosaos”, dashurinë apo atdheun?

Poema “Këngët e Milosaos” është vepra e poetit, publicistit, folkloristit, filologut, mësuesit, dhe themeluesit të letërsisë dhe kulturës arbëreshe, Jeronim De Rada.

Për shkrimin e kësaj vepre, si dhe për shkrimin e veprave të tjera, De Rada u mbështet shumë në truallin e poezisë popullore sa gjatë gjithë veprës së ndihet fort fryma e krijimtarisë gojore, e transponuar mjeshtërisht në shpirtin e poetit, me përjetimin që iu tha në zemër, ndaj Portalb ua rekomandon ta lexoni kë libër të mrekullueshëm.

Foto ilustrim "Rina duke e pritur Milosaon"
Foto ilustrim – “Rina duke e pritur Milosaon”

Në këtë poemë kryesisht shtrohen dy motive kryesore, patriotik dhe ai i dashurisë.

Janë dy motive që në vepër shkojnë paralel njëra me tjetrën, asnjëri motiv nuk lëshon udhë për të ngadhënjyer tjetri, nuk sakrifikohet dashuria për hir të atdheut mirëpo as nuk harrohet atdheu nga verbimi i dashurisë. Sikur konflikti të ishte ai midis dashurisë dhe mjedisit, logjikisht poema do merrte fund me kurorëzimin e kësaj dashurisë me martesë.

Nga dy temat e lartpërmendura burojnë dy ide: pohimi i së drejtës së individit për të qenë i lirë në ndjenjat e veta dhe ideja që atdheu mund të çlirohet vetëm me luftë të armatosur. Kjo është arsyeja që vetë De Rada e quan “dyfish lirik” këtë poemë, duke qenë i vetëdijshëm për dy shqetësimet që i dhanë jetë.

Dy temave të poemës i përgjigjen dy linja e dy konflikte: konflikti i parë, më i dukshmi është ai me karakter shoqëror midis dashurisë së të rinjve dhe paragjykimeve klasore e patriarkale që i pengojnë të martohen.

Konflikti kryesor padyshim se është konflikti psikologjik sepse Milosao duhet të bëj zgjedhjen e balancuar midis ndjenjës dhe detyrës pra midis dashurisë ndaj Rinës dhe atdheut.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare, ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. /Portalb

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim

Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm

Libri i javës së dymbëdhjetë: “Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!

Libri i javës së trembëdhjetë: “Bagëti e Bujqësia”, bukuria shqiptare!

Libri i javës së katërmbëdhjetë: Sikur të isha djalë”, luftoni për të drejtat tuaja, qoftë edhe me tërë botën!

Libri i javës së pesëmbëdhjetë: “Hamleti”, ndershmëria morale përballë hakmarrjes!

Libri i javës së gjashtëmbëdhjetë: “Pallati i ëndrrave”, konflikti i përjetshëm i marrëdhënies pushtet/individ

Libri i javës së shtatëmbëdhjetë: “Emri i trëndafilit”, romani që ia ktheu nderin Umberto Eco-s

Libri i javës së tetëmbëdhjetë: “Alkimisti”, obligim i secilit është të kuptojë fatin e vet

Libri i javës së nëntëmbëdhjetë: “I përndjekuri i dashurisë”, kërkoni poezinë tuaj për ta shuar afshin e shpirtit

Libri i javës së njëzetë: “Anna Karenina”, familjet e lumtura janë të gjitha njësoj

Libri i javës së njëzetë e një: “Hasta la vista”, dashuria s’njeh rrethana

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button