Google Translate mbështet nëntë gjuhë të reja

Google njoftoi sot se ka shtuar mbështetjen për nëntë gjuhë të reja në Google Translate, duke e çuar totalin e gjuhëve në 80. Gjuhët e shtuara nuk janë të papërdorura: ato përfshijnë Afrikën, Azinë dhe Oqeaninë me mbi 200 milionë folës amtarë kolektivisht.

Nëntë gjuhët e reja në Google Translate janë: Hausa (Harshen Hausa), flitet në Nigeri dhe vendet fqinjë. Mbi 35 milionë folës amtarë. Igbo (Asụsụ Igbo) flitet në Nigeri, 25 milionë folës amtarë.

Yoruba (èdè Yorùbá) flitet në Nigeri dhe vendet fqinje, mbi 28 milionë folës amtarë. Somalisht (Af-Soomaali) flitet në Somali dhe disa vende të tjera të Afrikës, rreth 17 milionë folës amtarë.

Zulu (isiZulu) flitet në Afrikën e Jugut dhe disa vende jugperëndimore të Afrikës, 10 milionë folës amtarë. Mongolisht (Монгол хэл), gjuhë zyrtare në Mongoli dhe në disa zona të Kinës, 6 milionë folës amtarë. Nepalisht (नेपाली), flitet në Nepal dhe Indi, 17 milionë folës amtarë. Punjabi (ਪੰਜਾਬੀ) (Gurmukhi), flitet në Indi dhe Pakistan, 100 milionë folës amtarë.

Mauri (Te Reo Māori), flitet në Zelandën e Re dhe ka 160 mijë folës.

Pesë të parat fliten në Afrikë, tre fliten në Azi dhe e fundit është e kufizuar kryesisht në Zelandën e Re. Si gjithmonë, Google është duke kërkuar ndihmë për të shtuar gjuhë të reja në shërbimin e saj.

Në qoftë se ju flisni një gjuhë që Google Translate nuk e mbështet ende, atëherë mund të ndihmoni në mbledhjen e materialeve të nevojshme si dhe të përktheni tekste duke përdorur këtë lidhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button