Serbi-Shqipëri, ndeshja ekstreme
E përditshmja prestigjoze angleze, “The Telegraph”, ka bërë përzgjedhjen e 20 përballjeve më të ashpra deri më tani që kanë ndodhur në futboll. Në mesin e tyre është e ndeshja Serbi-Shqipëri, e cila sipas The Telegraph renditet në vendin e 13 për sa i përket rivalitetit shumë të madh. Takimet ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës janë përballjet më të frikshme, që pasohen nga Angli-Gjermani, dhe Kroaci-Serbi.
Për ndeshjen Serbi-Shqipëri të zhvilluar në tetor 2014 në Beograd e përditshmja angleze shkruan se, “ajo ishte ndërprerë për shkak të incidenteve brenda dhe jashtë fushës. Këto vende urrehen për shkak të Kosovës, por UEFA nuk e kishte ndaluar këtë ndeshje pasi ato nuk kanë pasur luftë ndërmjet vete. Shqipërisë i ishte dhënë fitorja 3-0 në tavolinë, por CAS-i i kishte hequr Shqipërisë 3 pikë për shkak të dronit që barte një flamur të Shqipërisë së madhe. Më pas kishte pasur përleshje dhe një atmosferë shumë e rrezikshme ishte krijuar në stadium, përderisa edhe fansat kishin hyrë në fushë”.
Renditja e 20 sfidave më të ashpra
Brazil – Argjentinë
Angli – Gjermani
Kroaci – Serbi
Gjermani – Holandë
Angli – Argjentinë
Egjipt – Algjeri
SHBA – Meksikë
Gjermani – Itali
Angli – Skoci
Brazil – Uruguai
Holandë – Belgjikë
Kore Jugore – Japoni
Serbi – Shqipëri
Arabia Saudite – Iran
Danimarkë – Suedi
Francë – Itali
El Salvador – Honduras
Spanjë – Portugali
Republika Çeke – Sllovaki
Kina – Korea Jugore