Talenti kumanovar në garë ndërkombëtare, Ismet Vejseli merr çmimin e parë për solo këndim

Talenti 16 vjeçar në solo këndim, Ismet Vejseli, ka fituar çmimin e parë në garën ndërkombëtare të mbajtur në Arangjelovac të Serbisë. Ai është përzgjedhur nga juria profesionale si solisti më i mirë i muzikës klasike, ndër konkurrentët e rajonit,

Meritë e kësaj arritjeje ishte edhe profesori Mustafa Imeri, i cili është edhe përgjegjës i paraleleve shqipe në shkollën e mesme të muzikës Ilija Nikollovski Luj në Shkup, ku Ismeti vijon mësimin.

“Është një nxënës me shumë talent, punëtor i madh. Kam kënaqësinë që e kam edhe nxënës për shkak se në profesionin tonë rrallë mund të vijë ndonjë talent i tillë. Për një solist si Ismeti, duhet të pres 5 apo 10 vjet që të vijë ndonjë zë kaq potent”, u shreh Mustafa Imeri, tenor.

Ismeti ishte i vetmi shqiptar që mori pjesë në atë garë. Në kategorinë e tij ishin nxënësit e ndarë sipas viteve që kanë dëgjuar lëndën e solo këndimit.”

“Është gjithmonë kënaqësi kur mundi shpërblehet. Jam shumë i lumtur me punën që kemi bërë bashkë me profesorin dhe arritëm të fitojmë çmimin e parë. Kam konkurruar me tri vepra: Lasciar D’amarti e Françesko Gasparinit; Molitva e Josip Hatze dhe Lenka nga Todor Skalovski”, tha Ismet Vejseli, solo këngëtar.

Ky nuk është çmimi i vetëm i këtij artisti të ri. Ismeti është përzgjedhur edhe si solo këngëtari më i mirë në garat shtetërore në Maqedoni, në dy vitet e fundit radhazi. Sipas profesorit të tij, Ismeti cilësohet ndër solistët më të mirë në vend, në kuadër të solo këndimit klasik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button