Samir Osmani, kumanovari që pikturon gjithçka (FOTO+VIDEO)

Samir Osmani
Samir Osmani

Samir Osmani, i njohur si ‘Njeriu që pikturon gjithçka ’ lindi më 27.12.1975 në një familje të shtresës së mesme në Kumanovë. Kreu vetëm shkollën fillore, por që kur e kuptoi se Zoti i kishte falur aftësi të jashtëzakonshme për art nuk u ndal së pikturuari në pëlhurë, mure dhe shtresa druri e metali. Ai është në gjendje të pikturojë gjithçka, përfshirë edhe detajet më të vogla e të pavërejtura nga një njeri i rëndomtë. Me dëshirë të veçantë pikturon natyrën e gjelbërt, stinët, kopozicione të natyrës së qetë, piktura abstrakte, portrete, ndërsa viteve të fundit edhe pikturat 2 dimensionale dhe 3 dimensionale.

Arti për mua është mjet ideal për t’i shprehur mendimet, ndjenjat e ndodhitë, emocionet, gjendjet momentale mia si dhe ato tjerëve në një panel, me ndihmën e vijave, formave e ngjyrave të objekteve të pikturuara, ku mundet edhe tjerët t’i shohin, t’i ndjejnë, shijojnë me senset e tyre.”-deklaroi Osmani për Portalb.

 “Talentin tim për art ndoshta nuk do ta zbuloja po të mos ishte mësusesi im Ramiz Latifi. Një ditë në orë të artit figurativ unë shkarravitja diçka në bllokun e vizatimit. Mësusesi papritmas u afrua, e shikoi vizatimin tim, e mori atë dhe doli tek dërrasa e zezë, e ngriti fletën lartë që ta shohin të gjithë dhe tha ‘Kështu të pikturoni bukur sikurse Samiri!’Atëherë e kuptova dhe zbulova se kam vepruar diçka me vlerë.”-rrëfeu Osmani momentin kur zbuloi se kush ishte në të vërtetë, si fillorist në klasë të dytë, “Piktura ime e parë në pëlhurë ishte 1 pejsazh natyrë, përzierje e një fotografie reale të natyrës dhe natyrë pikturë, një vizatim eksperimentesh fillestari. E ruaj ende atë pikturë në shtëpi.

Në fillim të karrierës sime si piktor fillestar pikturoja shpesh, thuajse çdo ditë që ta përvetsoj dhe të arrij një nivel të lartë të artit figurativ. Por me kalimin e kohës dhe mësimit përmendsh të disa teknikave artistike, fillova ta ngadalsoja e të pikturoaj sipas nevojës dhe vetëm nga inspiracioni që vjen.”-tha ai për Portalb, Inspirimi për të krijuar vepra artistike tek unë gjithnjë kanë qenë krijimtaritë e piktorëve tjerë dhe ambienti përreth meje, qoftë ajo: një dhomë, tavolinë me objekte apo natyrë e gjelbërt e bukur. Inspirim për të filluar një pikturë gjej: në pamjen e formave dhe ngjyrave të kompozuara në mënyrë interesante, në pamje të parë të rëndomta, por natyrale, që nuk bëhen monotone edhe nëse i shikon disa here dhe e tërheqin syrin e njeriut sikur nga forma edhe nga ngjyrat e bukura. Çdo gjë mund të jetë inspirim, nëse e ka një kuptim shumë interesant rasti.

pejsazh

“Po, pasi ambienti im në shtëpi është i kufizuar, ndërsa unë kam pikturuar edhe ende pikturoj plotë e përplotë piktura, zgjidhja ime ishte që edhe njerzit e tjerë të përfitojnë nga dhuntia ime. Ashtu që ata t’i marrin në shtëpitë e tyre një pjesë të krijimeve artistike të mia, duke i blerë me një çmim simbolik. Pikturat e para i shita në moshën 16 vjeçare, atëherë kur intensivisht fillova të punoja si mjeshtër i artit figurativ në publik. Brenda 24 viteve krijimtari kam bërë një numër të madh pikturash. U jam përshtatur shijeve artistike të njerëzve, duke marrë porosi për piktura sipas dëshirës së popullit tim.”-u përgjigj në pyetjen nëse e shfrytëzon dhuntinë për përfitime materiale ose jo.

Pikture 3D
Pikture 3D

I pyetur se ku gjenden pikturat e tij, tha: Pikturat e mia gjenden më së shumti në shtëpi private dhe lokale afariste këtu në Kumanovë po edhe në qytetet tjera në Maqedoni. Por një pjesë e konsiderueshme gjendet edhe në shtete ndryshme në Europë, të dërguara nga kurbetçarët tonë atje, po edhe të marra nga turistët dhe porositë direkte nga atje.

Në këtë kohë të teknologjisë së lartë moderne, të mbingarkuar nga arti i fabrikuar me makineri dhe i sjellur tek ne nga vendet aziatike me një vlerë të vogël, artificiale ka filluar ta dëmtojë rëndë artin tradicional dhe punimet artistike me vlerë të lartë dhe ti shpie në zhdukje të ngadalshme. Uroj që njerzit ta dallojnë artin autentik nga ai falso dhe me vlerë të ulët! Uroj ti japin më shumë përparësi vlerave të larta, pasi neve si popull shqiptar na përfaqsojnë ato vlera që ne i zgjedhim për vete dhe do të jenë një vulë që në të ardhmen do të tregopër këtë shekull, në të cilin jetojmë.”-është mesazhi i tij, i përcjellur përmes Portalb.

Ndryshe, së fundi ai ka përpunuar një lojë për telefona android që mund të shkarkohet këtu/Portalb.mk

Kontakt: Samir Osmani piktor

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

9.

10.

 

 

12.

13.

 

Pikture 3D e punuar me kompjuter
Pikture 3D e punuar me kompjuter

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button