“Numri i ri” i Dhurata Dorës (VIDEO)

Tashmë është njëra nga këngëtarët që në skenë deri më tani ka sjell vetëm hite, njofton Klan Kosova.

Dhurata Dora mbrëmë publikoi këngën dhe klipin e saj më të ri të titulluar “Numrin e ri”, muzikën e së cilës e ka bërë BigBang Beats, tekstin Gjiko derisa për klipin janë përkujdesur produksioni që këngëtarja bashkëpunon tash e sa kohë, Max.

Në mes të tjerash, në këtë klip për grimin e Dhuratës u përkujdes Arbër Bytyqi, ndërsa për flokët Kaci.

Vlen të përmendet që pak kohë nga publikimi, shikimet në youtube veçse kanë filluar të rriten, duke mos pasur dyshim që edhe kjo këngë do të shndërrohet në hit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button